Adele në një dritë tjetër me Jimmy Fallon-in (Foto/Video)

  • 27 November 2015 - 08:36
Adele në një dritë tjetër me Jimmy Fallon-in (Foto/Video)

Jemi mësuar ta shohim serioze dhe konservatore, por Adele ka nxjerrë tani në pah një anë më argëtuese të saj.

Qyshkur Adele lëshoi këngën e parë ‘Hello’ nga albumi i saj i ri ‘25’ në fillim të muajit, na ka rënë që të dëgjojmë disa imitime të saj, duke u nisur nga personazhet si Kermit dhe Miss Piggy, e deri te imitimi që vjen nga Koreja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, tani është Adele ajo që e imiton veten e saj. Këngëtarja e famshme u pa në emisionin “The Tonight Show”, me Jimmy Fallon-in dhe performoi këtë hit me bendin muzikor “The Roots”, bashkë me disa instrumente shkollore muzikore.

Sido që të jetë, edhe pse ky performim ishte paramenduar në rend të parë si argëtues, ai doli të ishte edhe mjaft i mirë dhe i këndshëm për ta shikuar. 

(Kosova Sot)