Rita nis një lidhje të re (Foto)
Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se dëshiron ndryshime në jetën e saj për vitin e Ri.
Mediat britanike raportojnë se tashmë ylli 25-vjeçar ka filluar romancën me reperin amerikan Cayso Xhonson, i njohur më mirë si Krept, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Lajmi vie pasi bukuroshja bjonde zbuloi se pas fundit të lidhjes me DJ skocez Calvin Harris ajo ndihej e shkatërruar.
Kujtojmë se Rita deri më tani ka pasur afera të shkurtra edhe me vëllan e Kim Kardashianit, Rob Kardashian si dhe me rokerin Ricky Hil.
(Kosova Sot)