Majki feston sot ditëlindjen, ja sa vjet mbush (Foto)

  • 27 November 2015 - 14:25
Majki feston sot ditëlindjen, ja sa vjet mbush (Foto)

Reperi i njohur kosovar Majki feston sot ditëlindjen e 26-të.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi, ku shihet një tortë me mbishkrimin 26.

“Shumë urime për mua”, ka shkruar ai sipër fotografisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me këtë rast, atë e kanë uruar shumë miq e kolegë, duke i dëshiruar të gjitha të mirat.

Ndryshe, Majki këtyre ditëve po shijon suksesin e hitit ‘S’jena mo’, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Getoar Selimi.

(Kosova Sot) 

 

 

Happy birthday to me 😎

A photo posted by MAJK / Dr.Mic / Kastriot Rexha (@majkaveli) on