Gatuan për tërë familjen (Foto)
Khloe Kardashianin nuk e duam vetëm ne, fansat e saj, por e duan edhe bakteret. Një soj i tyre, i familjes së stafilokokëve, kanë bërë që ajo të qëndronte në shtrat për disa ditë, transmeton gazeta Kosova Sot online.
Por, si duket ajo u mërzit nga një ambient i tillë i zymtë, prandaj shkoi në kuzhinë, i përvoli duart dhe filloi të gatuante për tërë familjen.
“Happy thanksgiving!”, shkroi ajo në “Twitter”. Bukuroshja 31- vjeçare nuk e dimë sa është e zonja në kuzhinë, por sa i përket pamjes, mos u mundoni që të kërkoni kuzhiniere më të bukur.
(Kosova Sot)