Blero bëhet romantik, ja çfarë fjalësh i thotë Afronës (Foto)

  • 28 November 2015 - 12:00
Blero bëhet romantik, ja çfarë fjalësh i thotë Afronës (Foto)

Dashuria e Blero Muharremit për të dashurën e tij Afrona Dika duket se nuk ka fund.

Këngëtari, i cili ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, në një postim në Instagram i është përgjigjur Dikës për atë se çfarë është dashuria.

“Je shumë me fat e dashura ime. Unë do të tregoj se çka është jeta, si të të respektoj, dhe se çka është besimi. Por, mos harro se jam edhe njeriu më me fat në botë që më do një femër si ty”, ka thënë Blero në foton ku shihet Afrona duke bërë një selfie.

Edhe fansat e çiftit kanë shkruar komentet më të mira.

(Kosova Sot)