Rona Nishliu lanson albumin e parë ‘Me motive tonat’ (Video)

  • 28 November 2015 - 17:43
Rona Nishliu lanson albumin e parë ‘Me motive tonat’ (Video)

Vjen albumi i parë i Rona Nishliut, titulluar 'Me motive tonat'.

Rona Nishliu ka lansuar albumin e saj të parë në karrierë të titulluar ‘Me motive tonat’.

Krijuesja e hitit ‘Suus’ që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion të vitit 2012 e që u radhit e 5-ta, ka përfunduar albumin e saj më të ri dhe të parin në karrierë.

Rona ka vendosur që albumin e saj të parë ta lansojë vetëm në kanalin Youtube. Ajo ka publikuar një singëll të albumit të titulluar poashtu ‘Me motive tonat’ si dhe 8 video të këngëve tjera të albumit (të cilat aktualisht po ngarkohen në kanalin e saj në Youtube).“Albumi ‘Me motive tonat’ bashkon motivet e rajoneve më të thella dhe të largëta, prej jugut në veri, nën ritmet bashkëkohore të world music dhe jazz”, ka theksuar Rona