E turpëron të birin

  • 29 November 2015 - 08:09
E turpëron të birin

David Beckham e ka turpëruar të birin e tij, Brooklyn, duke e kritikuar për huazim të rrobave

David e ka ngacmuar të birin e tij 16-vjeçar para miliona njerëzve, për veshje të rrobave ‘Ralph Lauren’. Brooklyn ka postuar një selfie në ‘Instagram’, duke thënë se kishte veshur rroba të shkollës së vjetër, ‘Ralph Lauren’. Por, babai i tij menjëherë e ka kritikuar dhe e ka turpëruar para miliona ndjekësve të tij, duke thënë: “Ai është xhemperi im”. Kritika publike nxiti reagime interesante, ndërsa mijëra njerëz pranuan se i kanë huazuar rrobat e prindërve në rininë e tyre. Kjo nuk është hera e parë që ai e ka ngacmuar të birin e tij. Në fillim të këtij viti ai reagoi ndaj një postimi të Brooklynit sapo kishte bërë 1 milion ndjekës, duke i shkruar: “Unë i kam 52 milionë”. 

(Kosova Sot)