20 mijë euro për Almeda Abazin? Reagon Ardit Gjebrea (Foto)

  • 29 November 2015 - 19:12
20 mijë euro për Almeda Abazin? Reagon Ardit Gjebrea (Foto)

Ende pa ardhur në Shqipëri, ish Miss Shqipëria Almeda Abazi ka pushtuar mediet shqiptare.

Ajo do ta prezantojë këtë vit festivalin ‘Kënga Magjike’ me moderatorin Ardit Gjebrea.

Për këtë ka njoftuar vetë Gjebrea, i cili tha se me datë 3, 4 dhe 5 dhjetor, përkrah tij  do të jetë aktorja e famshme shqiptare në Turqi, Almeda Abazi.

Më pas u përfol se për këtë prezantim të saj, do të paguhet 20 mijë euro, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pas kësaj ka reaguar vetë Ardit Gjebrea përmes një postimi në Instagram.

 “Almeda më pyesin sa të kam paguar për #këngamagjike2015 dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro.

Jam fyer!!! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti?
Hahahahahahahahhahah
Mos ja trego këtë lajm menaxhmentit tënd se do na vrasin të dyve! E kupton ti sa të pasur jemi ne?
Hahahah Qofshim si na dijnë!
Mirardhsh!”, ka shkruar ai.

Ndërsa Almeda e ka lënë një koment në këtë postim.

“Hahahahah mesa duket ai/ajo qe ka vendosur te shkruaj kte lajm ka marre parasysh pagesat ktej..(me siguri jeton jasht Shqiperise ky/kjo)”.

E se sa është paguar ajo, e dinë vetë ata.

(Kosova Sot)