Ndahet për shkak të mungesës së seksit (Foto)
Tim Tebow është betuar se do të mbetet i virgjër deri në martesë, por si duket Olivia Culpo nuk ka mundur që të presë më. Ish- Miss Universe është ndarë nga futbollisti amerikan për shkak të vendimit të tij që të mbetet i virgjër deri në martesë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja amerikane i ka dhënë fund lidhjes me sportistin vetëm pas dy muajve, për shkak se ai nuk ka dëshiruar që të bëjë seks, thuhet në ‘New York Daily News’. Ish-lojtari i ‘Philadelphia Eagles’ njihet si një i krishterë i devotshëm, dhe ka thënë se është duke e ruajtur veten për martesë.
Sipas lajmit, Olivia u ka thënë shoqeve se ajo nuk ka mundur të durojë më stilin e jetës pa seks.
(Kosova Sot)