BBC: Dua Lipa, një yll në 2016 – ën

  • 30 November 2015 - 23:30
BBC: Dua Lipa, një yll në 2016 – ën

Rrjeti prestigjoz britanik, BBC, ka publikuar listën e përvitshme të 15 artistëve më premtues për vitin e ardhshëm, “Sound Of 2016”.

Këtë vit, pjesë e kësaj liste, që parashikon se cilët do të jenë artistët që do të shkëlqejnë në muzikë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e konsideruar si një yll që po ecën në gjurmët e Rita Orës.

“Dua Lipa është një këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra me origjinë shqiptare që po bën shumë njerëz për vete”, shkruan BBC për artisten 19 – vjeçare, e cila ka nënshkruar një kontratë me ekipin e menaxhues të Lana Del Rey dhe po punon me producentin Emile Haynie.

Lipa, vajza e vokalistit të grupit Oda, u bë e njohur fillimisht për publikun britanik në 2013 – ën, pasi u shfaq në reklamën e show “X Factor”.

Vetëm një muaj më parë, Dua Lipa publikoi hitin “Be The One”, që është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Sound Of 2016”, është një listë e përpiluar nga rreth 100 gazetarë, DJ dhe kritikë, të cilët në të shkuarën kanë parashikuar suksesin e emrave të famshëm të muzikës, si Adele, Sam Smith e Jessie J.

sounds2016