A thua, ku po i rri shpirti? (Foto)
Adhuruesit e Cheryl Fernandez-Versini-t edhe njëherë kanë shprehur brengat e tyre rreth figurës së saj të hollë, pas paraqitjes së saj në “X Factor”, gjatë fundjavës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja 32 vjeçe ka folur disa herë rreth formave të saj të dikurshme trupore, por adhuruesit e saj edhe më tutje nuk po mund ta kuptojnë dukjen e trupit të saj.
Njëri nga adhuruesit e saj, që ishte prind i një vajze që kishte pësuar çrregullim në ushqim duke e përcjellë bukuroshen, kishte akuzuar dhe kishte kërkuar nga shefi i spektaklit Simon Cowell, për t’i ndihmuar Cheryl-it. Ky adhurues kishte shkruar:
Për Simon Cowell-in. Ju lutemi bëni diçka, ndihmoni asaj sepse është shumë e dobët. Pothuajse e kam humbur vajzën time, derisa ajo po përpiqej të bëhej si Cheryl'.
Një nga adhuruesit e saj kishte shkuar aq larg, saqë kishte kërkuar që asaj t’i ndalohej pjesëmarrja në spektakël, pasi është shumë e dobët.
(Kosova Sot)