S'ndalet Kallashi, tash hap 'mbretërinë' e re (Foto)

  • 30 January 2016 - 15:24
S'ndalet Kallashi, tash hap 'mbretërinë' e re (Foto)

Vendi ku ajo vallëzon çdo natë u dogj me benzinë dy ditë më parë nga persona ende të paindentifikuar.

Por, vallëtarja Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi ka paralajmëruar se ajo nuk do të ndalet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo pasi ajo ka bërë të ditur se ‘Kobra City’ në Prizren, do të hapet sërish pas dy ditëve.

Lokali i ri, sipas saj do të quhet ‘Mbretëria Cobra City’.

“Miq te dashur përshëndetje desha me ju sqaruar disa gjëra brenda dy ditëve do të hapet lokali Kobra City përkohësisht derisa te ndërtohet Mbretëria Kobra City ju dua te gjithëve. Shume shpejt befasi”, shkruan Kallashi në Facebook.

(Kosova Sot)

kalas