Vazhdojnë amerikanët: Era, vajza e Rihannës dhe Sia-së (Video)

  • 05 February 2016 - 20:54
Vazhdojnë amerikanët: Era, vajza e Rihannës dhe Sia-së (Video)

Këngëtarja Era Istrefi po e 'bombardon' edhe Amerikën me hitin e saj 'Bon Bon'.

Tani është komediani amerikan i mirënjohur në Facebook, Joseph ai që ka postuar një video, me mbishkrimin: “Nëse Rihanna dhe Sia do të kishin vajzë, kjo është Era”.

Kjo video ka bërë bujë pasi është shikuar gati 3 milionë herë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Po ashtu, video ka marrë afro 80 mijë pëlqime dhe gati 3 milionë shikime në Facebook.

Së fundmi, Era ishte temë e mediave amerikane dhe kjo është tjetër indikacion i suksesit të saj. (Kosova Sot)

 

IF RIHANNA AND SIA HAD A CHILD 󾌧

Posted by Joseph on Wednesday, February 3, 2016