Ende në formë (Foto)
Cindy Crawford është njëra nga pesë supermodelet e mëdha, e pas më shumë se dy dekadave që nga fama e viteve 1990, ajo ka dëshmuar se ende është në formë për hapjen e sallonit ‘Nine Zero One’ në Los Anxhelos, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
E veshur me një bluzë të hapur që zbulonte pak asetet e saj, bukuroshja 49-vjeçare është dukur elegante në hapjen ku kishte shumë të famshëm.
Bluzën e kishte kombinuar me pantallona, ndërsa gjatësinë e trupit e kishte shtuar me një palë këpucë të zeza.
Për t’i shtuar elegancë veshjes, ajo ka përdorur aksesorë të thjeshtë, por me stil, në formë të stolive të arta që ishin në kontrast me veshjen e saj të zezë.
(Kosova Sot)