Vajza e Michael Jackson e varur nga alkooli (Foto)

  • 06 February 2016 - 14:46
Vajza e Michael Jackson e varur nga alkooli (Foto)

Vajza adoleshte e të ndjerit Michael Jackson ka pranuar hapur se është e varur nga alkooli.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, 17 – vjeçarja Paris Jackson u rebelua ndaj të gjithë atyre që e kritikojnë, duke i kërkuar që ta lenë të qetë.

“Kjo është qesharake. Pretendoni që do të rri gjithë ditën ulur duke i kthyer përgjigje komenteve që njerëzit me lenë, (pozitive apo negative)? Kam një takim në AA (të alkoolizuarit anonimë), ku më duhet të shkoj. Kam detyrime familjare dhe personale”, shkruajti Paris.

Ky reagim erdhi pasi fansat e kritikuan 17 – vjeçaren për faktin se nuk u kishte kthyer përgjigje komenteve të tyre në Instagram.

(Kosova Sot)

 

Image