2Ton publikon ‘Pikë’ (Video)

  • 06 February 2016 - 20:21
2Ton publikon ‘Pikë’ (Video)

Reperi Arton Avdyli apo i njohur si 2Ton ka publikuar videoklipin e këngës së shumë përfolur.

‘Pikë’ titullohet kënga ritmike e reperit e cila është publikuar para pak momentesh në kanalin zyrtar të reperit në Youtube.

Muzikën e këngës e ka punuar vetë 2Ton në bashkëpunim me BiniDiez, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tekstin e ka shkruar reperi dhe videoklipin e ka punuar produksioni MAX Production.

Përndryshe, kënga e fundit në bashkëpunim me Vig Poppa, 'Kapi Lekt' rezultoi të jetë një hit i cili numëron gati 3 milionë klikime. (Kosova Sot)