Bukuroshja turke që luan 'Sila', 'Ezel' dhe tek 'Sulltani' (Foto)

  • 06 February 2016 - 21:00
Bukuroshja turke që luan 'Sila', 'Ezel' dhe tek 'Sulltani' (Foto)

Karrierën si aktore e arriti sidomos në serialet shumë të shikuara, “Sila”, “Ezel”, “Sulejmani i madhërishëm” etj.

Bëhet fjalë për aktoren turke, Cansu Dere e cila dikur ka qenë “Miss Turqia 2000”, por qeveria turke ia ka ndaluar të dalë në zgjedhjen përfundimtare, sepse manifestimi organizohej në Qipro, në pjesën greke, në Nikozi.

Para se të merrej me aktrim veten e ka sprovuar në vallëzim e balet, por është refuzuar shkaku i gjatësisë së trupit, andaj iu përkushtua modelimit.

Si modele ka prezantuar modën e dizajnerëve më të njohur turq, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në serialin shumë të shikuar “Sulejmani i madhërishëm”, Cansu luan rolin e robëreshës Firuz, e cila ishte pikë e dobët e sulltaneshës Hyrem, meqë e xhelozonte nga frika se do ia marr Sulltanin.

Gazetarët turq kështu e përshkruajnë aktoren sensuale turke: Absolutisht shumë e bukur, por irrituese e ashpër! (Kosova Sot)ImageImageImage

Image
Image
Image
Image