Ndan videon me 8.4 milionë ndjekësit e saj (Foto/Video)

  • 07 February 2016 - 10:45
Ndan videon me 8.4 milionë ndjekësit e saj (Foto/Video)

Miranda Kerr ka vallëzuar me muzikë rep me lule letre në flokët e saj

Edhe pse moda është një industri shumë serioze, Miranda nuk heziton që nganjëherë ta paraqesë pjesën e ndritshme të jetës. Të shtunën, super-modelja ka postuar një video të shkurtë në ‘Instagram’, në të cilën shihet duke vallëzuar me këngën ‘Still D.R.E’ të Dr. Dre dhe Snoop Dogg me një lule prapa veshit të saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bukuroshja 32-vjeçare është dukur e përkryer në videon interesante, të cilën e ka ndarë me 8.4 milionë ndjekësit e saj derisa ka qenë duke udhëtuar me veturë. E veshur me një bluzë me jakë të lartë, bukuroshja ka shikuar drejtë në kamerë derisa është kënaqur me muzikën. Flokët i kishte të drejtë ndërsa buzët i kishte me ngjyrë pjeshke, ndërsa kishte përdorur grim natyral.

(Kosova Sot) 

Image
Image