Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy paraqiten me një klip (Foto/Video)
Beyonce paraqitet me vajzën e saj me një dekolte mahnitëse, derisa vajza e saj me një fustan si një engjëll, paraqitet në klipin e saj befasues
Në vitin 2013, ajo ka mahnitur dhe kënaqur adhuruesit e saj me albumin e titulluar në emër të saj si dhe me videot e saj shoqëruese, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Beyonce kishte edhe një fshehtësi nën mëngën e saj. Këngëtarja 34 vjeçe ka pushtuar internetin kur ka postuar një “single” befasues dhe videon muzikore për “Formation”, këtë të shtune. Klipi i saj i ri u duk të jetë një dhuratë derisa vajza e Beyonce dhe Jay Z-së, Blue Ivy, bëri një paraqitje speciale në të.
Bukuroshja katërvjeçe u duk engjëllore, e veshur me fustanin e gjatë me ngjyrë të bardhë derisa ajo po pozonte dhe këndonte me disa nga miqtë e saj.
Shumicën e kohës, Beyonce në video e ka kaluar e veshur me një kostum ku theksohej dekolteja e saj dhe linjat e saj vrasëse. Po ashtu kishte dhe një qafore delikate, që me lëvizjet e saj as ajo nuk po mund të “pozicionohej” në një vend. Flokët e saj brune ishin në të lidhura në një bishtalec të lëshuar, e flokët nga para të ndara në mes, derisa ishte theksuar grimi natyral me një shkëlqim të lehtë në buzë.
(Kosova Sot)