Promovon këngën me fotografi nga fëmijëria (Foto)

  • 08 February 2016 - 00:01
Promovon këngën me fotografi nga fëmijëria (Foto)

Nëse jeni lodhur duke e dëgjuar këngën ‘Hello’, tani ka gjasa që ta dëgjoni edhe më shumë Adelen në radio valët tuaja. Kënga e zgjedhur për singllin e saj të dytë është ajo ‘When We Were Young’. Ajo e ka ndarë fotografinë bardh e zi në ‘Instagram’, e cila është shtypur në një poster të madh dhe është ngjitur në një kënd të një rruge. Këngën e ka shkruar bashkë me Tobias Jesso Jr., ndërsa producent i saj është Ariel Rechtshaid, e ajo është rishikuar gjatë një qëndrimi në radion ‘Sirius XM’ ndërsa Adele atë e ka performuar në emisionin ‘Saturday Night Live’.

(Kosova Sot) 

Adele

 

 

A photo posted by @adele on