Mahnitëse me dy veshje (Foto)
Hailey Baldwin është një modele e popullarizuar, me një sasi të madhe të veshjeve në dispozicion, kështu që nuk është befasi që ajo ia ka dalë të dallohet kur është veshur me dy veshje mjaft të guximshme derisa ka shkuar në ‘New Era Style Lounge’ në San Francisko gjatë fundjavës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja 19-vjeçare ka theksuar asetet e saj dhe trupin e bukur me një fustan të ngushtë me motiv gjarpri, i cili kishte pjesë të hapur deri në kofshë. Por një natë më parë, ajo kishte veshur një fustan me ngjyrë të verës së kuqe.
Veshja e guximshme ishte pa mëngë dhe e gjatë deri në gjunjë, edhe pse një ndarje në këmbën e majtë zbulonte paksa këmbët e gjata të bukuroshes. Këpucët e larta i ka në shërbyer që t’i theksojë edhe më shumë këmbët e saj.
(Kosova Sot)