Tërheq vëmendjen e këngëtarit (Foto)
Lidhja e tij me modelen Gigi Hadid përfundoi vitin e shkuar, e ndoshta Joe Jonas shpreson që sërish të ketë fat, pasi është parë duke biseduar me Adriana Liman në ahengun e organizuar nga ‘Vanity Fair’ para ‘Super Bowl’-it në San Francisko, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Këngëtari ka mbledhur guximin në mënyrë që t’i prezantohet modeles 34-vjeçare, e cila bisedoi me të. Pa dyshim këngëtari ka pasur flutura në bark, pasi po buzëqeshte me nervozë në drejtim të modeles së ‘Victoria's Secret’.
Me ndihmën e këpucëve të saj, Adriana dukej për disa centimetra më e gjatë sesa Joe, i cili kishte veshur xhaketë të zezë dhe bluzë grafike. E veshur me një xhaketë të zezë nga lëkura dhe fustan të shkurtër të zi, nuk është çudi që Adriana ka tërhequr vëmendjen e Joes.
(Kosova Sot)