Soni Malaj dhuron gjak (Foto)

  • 08 February 2016 - 17:32
Soni Malaj dhuron gjak (Foto)

Soni Malaj ka dhuruar sot gjak për të gjithë fëmijët e sëmurë talasemik.

“Pak minuta nga koha juaj, për të shpëtuar një jetë. Në ndihmë të fëmijëve talasemike. Një nismë e ndërmarrë nga Kryqi i Kuq Shqiptar”, shkruan Soni në rrjetet sociale.

Ajo pak ditë më parë u bë pjesë e Fundjava Ndryshe, duke dhuruar ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë. Në këtë nismë ajo kishte marrë me vete edhe vajzën e saj, Anna.