Era mbërrin edhe në Mbretërinë e Bashkuar, e katërta në ‘Bigtop40’ (Video)

  • 08 February 2016 - 18:56
Era mbërrin edhe në Mbretërinë e Bashkuar, e katërta në ‘Bigtop40’ (Video)

Kënga "Bon Bon" e këngëtarës Era istrefi ka depërtuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo këngë është radhitur në vendin e katërt në top listën ‘Bigtop40’, transmeton gazeta Kosova sot Online.

Me postimin në ueb faqen e kësaj liste, ata e kanë cilësuar Erën si një këngëtare që ja vlen të dëgjohet.

 ‘Bigtop40’ i shkruan këto fjalë: “Nuk e dimë nëse keni dëgjuar ndonjëherë për muzikën pop të Kosovës por, ne menduam se kjo  do të jetë përgjigja  e mirë për ju”.

Ju  bëjmë  me  dije se edhe nëse nuk e kuptojnë tekstin e këngës “Bon Bon”, mjafton të dëgjohet kënga sepse ritmi i kësaj kënge të bën të disponohesh.

(Kosova Sot)