Vazhdon trendin (Foto)
Rachel McAdams ka shkëlqyer gjatë tërë sezonit të ndarjes së çmimeve. Aktorja nga filmi ‘Spotlight’ ka vazhduar atë trend derisa është paraqitur në qilimin e kuq të shoqatës së regjisorëve të Amerikës në hotelin ‘Hyatt Regency Century Plaza’ në Los Anxhelos të shtunën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Rachel ka tërhequr vëmendjen me një fustan të zi, i cili ishte i ngushtë në mes dhe në ijë derisa binte poshtë me shirita nga materiali transparent.
Aktorja 37-vjeçare ishte e pranishme për ta përkrahur Tom McCarthyn, regjisorin e filmit ‘Spotlight’. Flokët i kishte të tërhequr prapa, ndërsa përveç rreth syve, ajo kishte aplikuar nuanca të buta të grimit.
(Kosova Sot)