“Showtime” (Foto)
Ajo porsa është kthyer në rezidencën e saj në ”Colosseum”, te “Caesars Palace” në Las Vegas. Kështu, Mariah Carey kishte dashur të festonte, duke hedhur në llogarinë e saj në “Instagram”, një seri të fotove të bëra prapa skenave, të cilat I thërret 'lambily', transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në njërën prej fotove, bukuroshja dhe këngëtarja 45 vjeçe, rrugën e saj deri në skenë e kishte bërë e veshur me një fustan me ngjyrë të zezë me xixa, të dizajnuar nga Sharbel Azar për “La Bourjoisie”, e kishte dhe mbishkrimin: '#showtime #1toinfinity #caesars'.
Mariah, e cila në rezidencën e saj u kthye të enjten, u pa derisa ishte shtrirë në një shtrat rrethor të artë, foto kjo të cilën po ashtu e kishte hedhur në “Instagram”.
Me këtë rast ajo kishte dhuruar edhe një buzëqeshje të madhe derisa po qëndronte e relaksuar , e rrethuar me plot jastëk.
(Kosova Sot)