Zayn Malik flet për “shenja”

  • 09 February 2016 - 10:48
Zayn Malik flet për “shenja”

25 marsi do të jetë përjetë një datë e errët për fansat e bendit muzikor, “One Direction”, meqë atë ditë, nga 5 mbetën vetëm 4. Dita kur errësira u bë hala më e errët, drita më pak e ndritshme dhe notat e larta, më pak të larta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Po, kjo është dita kur Zayn Malik e la bendin e quajtur 1D. Por, nëse edhe ju jeni fans i këtij bendi dhe kishit planifikuar që ta kalonit këtë ditë duke vajtuar, atëherë ju themi se nuk keni arsye për të vajtuar, meqë mu më 26 mars, Zayn ka paraparë që ta lansojë albumin e tij të parë solo, duke thënë se kjo koincidencë është “shenjë”.

Ka disa fansa që thonë ‘bravo Zayn’, që këtë ditë të zezë e zbuti sado pak, duke e fisnikëruar atë me muzikë, por ka edhe të tillë që i thonë atij “marre të qoftë”, meqë mendojnë se publikimi i këtij albumi mu me këtë datë, paraqet shuplakë në fytyrën e bendit 1D. E ju, çka mendoni?

(Kosova Sot)