Uma Thurman në “amfAR Gala” (Foto)
Aktorja Uma Thurman nuk i ka zhgënjyer fansat e saj as me paraqitjen në “amfAR Gala”, duke sjellë për ta pamjen e saj klasike, të bukur. Edhe pse i ka mbushur të 45-tat, Thurman ka treguar se ende i ka “në vijë” dimensionet e trupit, duke iu bërë kështu konkurrencë kolegeve të saj shumë më të reja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Edhe pse ishte përcaktuar për një fustan të thjeshtë, të bardhë, Uma ka dëshmuar se nuk ka nevojë që të nxjerrësh në pah shumë lëkurë, që të dukesh e bukur. Sa i përket grimit, në sy binin sidomos buzët e saj të kuqe dhe sytë si të maces.
Përndryshe, regjisori Quentin Tarantino ka pranuar se është duke menduar që ta bëjë një vazhdim të tretë të filmit “Kill Bill”, për çka ka biseduar edhe me muzën e tij, Uma Thurman.
(Kosova Sot)