Fytyra e lëmuar, por duart ë-ë! (Foto)
Bëhet fjalë për një aktore të talentuar, me pasion për bamirësi. Por, natën e të mërkurës, me rastin e pjesëmarrjes së saj në Festivalin e 66-të të muzikës në Sanremo të Italisë, Nicole Kidman u dëshmua edhe si njohëse e mirë e modës.
Aktorja 48- vjeçare australiane shkëlqeu me një fustan elegant, të gjatë deri në fund të këmbëve, derisa fytyra e saj çuditërisht ishte tepër e lëmuar, pa rrudha fare.
Një fytyrë e tillë, sado e bukur, krijonte një kontrast jo aq të pëlqyer me duart e saj, të cilat tregonin moshën e vërtetë të pronares së tyre. Me këtë rast ajo kishte përdorur disa aksesorë, duke përfshirë këtu edhe një qafore me diamant.
(Kosova Sot)