Kanye West zemëron Taylor Swift-in (Foto)

  • 12 February 2016 - 12:18
Kanye West zemëron Taylor Swift-in (Foto)

Kanye West luajti disa këngë nga albumi i ri muzikor, në sfilatën e tij të modës në New York, që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes. Ndër të tjera, reperi prezantoi edhe një këngë, në të cilën përmendet Taylor Swift.

Kënga mban titullin “Famous” dhe në një pjesë të tekstit 38 – vjeçari thotë: “Ndjej se unë dhe Taylor mund të bëjnë ende seks, e bëra atë b__t të famshme”.

Amerikanja “TMZ” shkruan se Kanye e telefonoi personalisht Taylor muajin e shkuar, për t’i treguar për këngën në fjalë dhe për të t’i shpjeguar se bëhej fjalë për një shaka dhe se ai nuk do donte ta mërziste yllin e pop –it. Por zëdhënësi i këngëtares e mohon këtë fakt.

Në një deklaratë të dhënë për “Gossip Cop”, ky i fundit tha: “Kanye nuk ka telefonuar për të marrë aprovimin e saj, por për t’i kërkuar Taylor që ta publikonte këngën e tij “Famous” në llogarinë e saj në Twitter. Ajo refuzoi dhe e paralajmëroi atë që të mos publikonte këngë me mesazh kaq të fortë misogjenik”, deklaroi përfaqësuesi i Swift, ndërsa theksoi se këngëtarja nuk ia kishte idenë se çfarë thuhej në teks.

Kjo këngë e West ka ngjallur reagime të forta ndër personazhe të tjerë të famshëm të showbizit, të cilët e kanë kritikuar atë ashpër duke dalë në krah të 26 – vjeçares.

Clash: Taylor Swift, pictured with Kanye West at the Grammys last year, is unhappy with the 'misogynistic' content of his new track FamousAll day: Kanye dances with Kid Cudi as he plays his new music for the crowdSpring cleaning: Austin Swift, shown in December in Los Angeles, shared an Instagram video on Thursday in response to Kanye West referencing having sex with his sister Taylor Swift in his new song FamousFashion show: Naomi Campbell appears in Kanye's Yeezy Season 3 fashion show on ThursdayFocused: Kanye played his new album, The Life of Pablo, which includes a song where he raps that he'd still have sex with Taylor Swift and brags that he made her famousAll's forgiven: Taylor gave Kanye a hug onstage during the MTV Video Music Awards in Los Angeles in August

(Kosova Sot)