Muza e Kanye West, sërish bjonde (Foto)
Burri I saj, Kanye West ka prezantuar një pjesë të koleksionit të tij në shfaqjen e modës “Yezzy Fall 2016”, dhe aty për ta mbështetur ishte Kim Kardashian.
Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi u shfaq sërish si një bjonde, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
E veshur me një peliçe të bardhë, Kim ka suprizuar me këtë ndryshim të papritur në pamje.
Ndërkohë që prezantonte koleksionin e ri të veshjeve dhe një pjesë të këngëve të albumit të ri të shumëpërfolur, Kanye West falënderoi bashkëshorten e tij Kim, për përkrahjen e saj.
“Dua të falënderoj gruan time dhe familjen që më ka mbështetur kur unë marrosem pas modës”, – deklaroi Kanye gjatë shfaqjes.
Aty nuk mungoi as familja e gjerë Kardashian-Jenner, të cilët poashtu kishin zgjedhur jë stilt ë veçantë të veshjes për këtë natë.
(Kosova Sot)