Ledina Çelo dedikim prekës për nënën (Foto)

  • 12 February 2016 - 16:54
Ledina Çelo dedikim prekës për nënën (Foto)

Ledina Çelo ka kujtuar ditëlindjen e nënës së saj, e cila nuk jeton më. Përmes disa vargjeve mjaft prekëse të bëra në Instagram, ajo ka shprehur mallin për nënën e saj, si dhe e ka falenderuar për dashurinë, këshillat dhe gjithçka ajo është sot, duke i shoqëruar këto edhe me një foto të saj në një moshë të re.

Ja vargjet prekëse që ajo ja dedikon nënës:

 “Më mungon shumë nëna ime e shtrenjtë! Ti sot ke ditëlindjen, e unë ta dedikoj ty mbretëresha ime atë çka jam unë sot. Kam kohë që nuk e dëgjoj zërin tënd të ngrohtë, këshillat e tua të vyera, kur vija kokën në prehërin tënd, e kjo me jep trishtim…! Jam e lumtur që ëngjëllit, vajzës sime i kam dhënë emrin tënd, e me duket se je e pranishme ore e cast pranë nesh. Jam e lumtur që u linda u rrita e u edukova nga një mbretëreshë si ty nëna ime e dashur, që më dhe virtytet më të mira e pozitive, që gjërat negative që ekzistojnë në këtë botë, mi përktheve në dashuri, e përbuzjen e të keqen, në mirësi. Të falenderoj nga thellësia e zemrës për atë që më transmetove e për atë që unë jam. Të dua shumë nëna ime e shtrenjtë…

Artistja  39-vjeçare e cila jeton prej vitesh në Gjermani është e martuar me ish-kampionin e kick boksit Naim Kabashi. Nga kjo martesë ata kanë sjellë një jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ku kjo e fundit ka trashëguar edhe emrin e nënës së Ledinës.

 
 

Me mungon shume nena ime e shtrenjte! Ti sot ke ditelindjen, e une ta dedikoj ty mbreteresha ime ate cka jam une sot. ️Kam kohe qe nuk e degjoj zerin tend te ngroht, keshillat e tua te vyera, kur vija koken ne preherin tend, e kjo me jep trishtim...! Jam e lumtur qe engjellit, vajzes sime i ️kam dhene emrin tend,e me duket se je e pranishme ore e cast prane nesh. Jam e lumtur qe u linda u rrita e u edukova nga nje mbretereshe si ty nena ime e dashur, qe me dhe virtytet me te mira e pozitive, qe gjerat negative qe ekzistojne ne kete bote , mi perktheve ne dashuri, e perbuzjen e te keqen, ne miresi. Te falenderoj nga thellesia e zemres per ate qe me transmetove e per ate qe une jam.Te dua shume nena ime e shtrenjte....

A photo posted by Ledina Celo (@ledinacelo) on