Taylor Swift do të hapë ceremoninë e çmimeve “Grammy” (Foto)
Është bërë e ditur se këngëtarja Taylor Swift do ta hapë ceremoninë e 58-të vjetore të ndarjes së çmimeve “Grammy”, më 15 shkurt në Los Anxhelos
Në fillim ishte bërë me dije vetëm se Swift do të performonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, por tani “USA Today” njofton se bukuroshja Swift do ta ketë edhe nderin e hapjes së këtij evenimenti. Vetë ajo është nominuar për shtatë çmime “Grammy”, duke përfshirë edhe kategorinë Albumi i vitit dhe Albumi më i mirë Pop Vokal, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Hiti i saj, “Blank Space”, është nominuar si në kategorinë Performimi i vitit, po ashtu edhe Kënga e vitit. Hera e fundit kur Taylor performoi në këtë eveniment, ishte viti 2014, me ç’rast ajo kishte kënduar hitin e saj “All Too Well”, nga albumi “Red”. Është bërë me dije se, ndër performuesit e tjerë këtë mbrëmje do të jenë edhe Rihanna dhe Justin Bieber. Aty do të jetë edhe Lady Gaga.
(Kosova Sot)