Nga ritmikja te balada

  • 13 February 2016 - 16:48
Nga ritmikja te balada

Intervistë me këngëtaren Linda Hakaj

Xhirimet kanë zgjatur vetëm një ditë të plotë

Kam marrë shumë komente pozitive, që nga kur është lansuar kënga, por nuk do të thotë të mos ketë edhe kritika, sepse na ndihmojnë që herën tjetër të përmirësohet ndonjë gabim i lëshuar pa dashje”, shprehet për “Kosova Sot”  këngëtarja Linda Hakaj

“Kosova Sot”: Keni publikuar këngën ‘Jam e sinqertë’, pse vendosët të vini me baladë?

Linda Hakaj: Pas vitit të ri nga gjithë ato këngë ritmike, kam vendosur që në fillim të janarit të prezantohem me një baladë.

“Kosova Sot”: Sa kanë zgjatur xhirimet e videoklipit dhe ku janë realizuar ato?

Linda Hakaj: Xhirimet kanë zgjatur vetëm një ditë të plotë dhe janë realizuar në “EmfCreative”.

Videoklipi është realizuar në ‘EmfCreative’

“Kosova Sot”: Me kë keni bashkëpunuar për këngën dhe klipin?

Linda Hakaj: Muzika dhe orkestrimi janë punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa teksti nga Arsim Bunjaku. Kisha dashur t’i falënderoj publikisht për punën e shkëlqyer, jam shumë e kënaqur. Siç thashë, viedoklipi është realizuar në ‘EmfCreative’. E për të gjitha të tjerat, për dukjen e për flokët është kujdesur Fjolla. E kam borxh një falënderim publik, sepse gjithmonë kujdeset për mua për çdo paraqitje.

Projekti i ardhshëm, surprizë për publikun

“Kosova Sot”: Si është pritur kënga nga publikun, duke e ditur se nuk ka shumë kohë nga lansimi?

Linda Hakaj: Kam marrë shumë komente pozitive që nga kur është lansuar kënga, por  nuk do të thotë të mos ketë edhe kritika, sepse na ndihmojnë që herën tjetër të përmirësohet ndonjë gabim i lëshuar pa dashje.

“Kosova Sot”: Çka do të sillni pas kësaj kënge/planet për projektet e ardhshme?

Linda Hakaj: Nuk dua ta harroj bashkëpunëtorin tim Milot Binaku, i cili në çdo projekt tash e tutje do t’ i menaxhojë të gjitha. Projektin e ardhshëm e kam paraparë ta realizoj me dikë që për momentin do të jetë surprizë për publiku. Por, besoj se do të pëlqehet. Përshëndetje dhe shumë faleminderit për të gjithë ata që më përkrahën shumë në këtë projekt.

(Kosova Sot)