Po kënaqet në Londër (Foto)
Julianne Moore është duke shijuar çdo sekondë në kryeqytetin britanik
Më herët gjatë kësaj jave ajo kishte mbërritur në Londër, për të qenë aty për ceremoninë e ‘BAFTA’-s dhe duket se Julianne Moore është duke e shfrytëzuar maksimalisht kohën në kryeqytetin britanik, meqë mbrëmjen e së premtes është parë duke shkuar në një eveniment të organizuar me gazetarët, në lidhje me filmin e saj më të ri, ‘Freeheld’, transmeton gazeta Kosova sot Online.
Aktorja 55-vjeçare dukej për mrekulli me një palë pantallona prej lëkure, të cilët i kishte kombinuar me një bluzë të bardhë.
Bukuroshja flokëkuqe e kishte kombinuar dukjen e saj edhe me një palë taka të lartë, të hapura në pjesën e gishtërinjve.
Ajo prite të marrë pjesë në ceremoninë e ‘BAFTA’-s që mbahet sot.
(Kosova Sot)