"Xhelozja"(Foto)

  • 28 April 2016 - 19:12

Lindsey Vonn tregon linjat e saj në fustanin e "limonit"

Sezoni i saj i skijimit ka përfunduar më herët, pasi që kishte përjetuar një lëndim serioz. Por, Lindsey Vonn u duk të jetë me vullnet të mirë derisa ajo kishte shkëlqyer me një fustan të gjatë, me ngjyrë limoni, me rastin e "TIME 100 Gala", në Nju-Jork, raporton Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 31 vjeçe, sportiste e suksesshme, kishte mahnitur publikun me linjat e saj të hatashme. Fustani që ia kishte theksuar fort linjat e saj trupore dhe belin e hollë, këtë ia kishte mundësuar detaji i argjendtë në bel. Lindsey ishte përcaktuar për aksesorë, derisa fustanin e gjatë e kishte kombinuar me një çantë pasqyre dhe një unazë argjendi me shkëlqim. Flokët e saj të gjata ishin të lirë, derisa dukjen e kishte përfunduar me "smoky eyeshadow", një shtresë maskarë, derisa ishte përcaktuar për një buzëkuq qershi.

(Kosova Sot)

Glamour: The jewel encrusted belt accentuated her waist

Body hugging: The 31-year-old looked sportswoman looked worlds away from the ski slopes as she showed off her fabulous figure at the star-studded event