Do me ia pa hairin edhe modës

  • 28 April 2016 - 19:17
Do me ia pa hairin edhe modës

 Ariana Grande prezanton koleksionin e saj të dytë te "Lipsy", të inspiruar nga Audrey Hepburn P op princesha globale, Ariana Grande, ka prezantuar koleksionin e saj të dytë për shitësin me pakicë "Lipsy", me përqendrim në esencialet "flirtuese" verore. Këngëtarja dhe bukuroshja, që kohëve të fundit ka bërë të tjerët t'i kthejnë kokat pas dizajneve të modës së saj dhe debutimit të saj prej 22 pjesësh, është duke arritur sukses të madh, ndërsa që kjo pjesë ishte lansuar në muajin mars, raporotn Gazeta Kosova Sot

Në koleksion e saj të dytë, kësaj radhe 25 pjesësh, që sot kanë arritur nëpër dyqane, thekson edhe stilin unik të bukuroshes dhe stilin e saj nga Los Anxhelosi. Ariana, që i është bashkuar brendit të Michelle Keegan, ka thënë: 'Ishte kaq e mirë kjo që të mund ta përcjellë një brend për adhuruesit e mi dhe sezonet e mia të preferuara. Stina e verës është për t'u veshur si "vajzë" flirtuese dhe qesharake, ndërsa që brendi im "Lipsy" përfundimisht është një reflektim ndaj kësaj.

(Kosova Sot)

Her pieces are 'girly and flirty' and often with a nod to the 60s, which the songstress cites as her fashion inspiration with her icon being Audrey Hepburn