Rona Nishliu pret flokët pas 13 vitesh (Foto)

  • 28 April 2016 - 23:58
Rona Nishliu pret flokët pas 13 vitesh (Foto)

Zëri i saj është po aq karakteristik sa edhe flokët e saj. Me stilin e flokëve "dreadlocks", këngëtarja Rona Nishliu u paraqit më shumë se një dekadë.

Por 13 vjet më vonë, ajo ka vendosur të shkurtojë flokët e saj të veçantë. Rona ka publikuar një fotografi në faqen e saj në “Facebook”, ku shihet me flokë të shkurtër.

Arsyen përse i preu flokët, këngëtarja nuk e ka bërë të ditur, megjithatë duket bukur kështu origjinale.

(Kosova Sot)