Po e thirrka ‘dezertore’! (Foto)
Julia Roberts flet rreth miqësisë së saj me aktorin George Clooney
Julia Roberts është njëra ndër aktoret më të famshme të ditëve tona. Por, bukuroshja 48 vjeçe demonstroi se fama nuk e ka goditur në kokë derisa u paraqit në emisionin e Ellen DeGeneres, të enjten. Nëna e tre fëmijëve kishte shkuar në këtë emision për t’i promovuar filmat e saj të ardhshëm, “Mothers Day” dhe “Money Monster”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Por, Ellen nuk dëshironte të flisnin vetëm rreth filmave. Muhabeti ra edhe te miqësia e saj me aktorin e famshëm. George Clooney, me të cilin edhe do të paraqitet në filmin “Money Monster”.
Ajo tregoi se ka dalë në darkë me Clooney-n, por për shkak të shprehisë së saj që t’iu ikë eventeve të mbrëmjeve, ai e quan atë ‘dezertore’. A thua ka këtu vetëm miqësi, apo diçka më tepër?!
(Kosova Sot)