Anjeza Branka tregon a ka bërë operacione plastike

  • 30 April 2016 - 10:11
Anjeza Branka tregon a ka bërë operacione plastike

Anjeza Branka, nuk ngurron të pranojë se ka bërë ndërhyrje në fizikun e saj dhe ndjehet mirë me pamjen.

A ka pasur kosto karriera për ju?

Anjeza Branka: “Unë gëzoj këtë trup falë palestrës intensive që bëj prej vitesh tashmë dhe falë geneve të mira që kam trashëguar. Sa i përket operacioneve, po kam bërë dhe ndjehem shumë rehat me veten time. S’ja kam marrë njeriut lekët borxh për ndërhyrjet. Më thuaj një artist që e ka mundësinë dhe nuk ka bërë ndërhyrje? Asnjë nuk ka” tha Anjeza Branka në një intervistë për “Bluetooth”.

A ka pasur kosto karriera për ju?

Anjeza Branka: Çdo gjë e ka një kosto. Të shndërrohesh në një këngëtare të afirmuar, normalisht që kushton. Mua personalisht më ka marrë kohë fillimisht, shpesh herë edhe kohën që do ti përkushtohesha djalit apo familjes. Sa i përket kostove ekonomike patjetër që ka pasur. Ne artistët jemi mësuar që të sponsorizojmë gjithçka vetë, ndaj dhe ka pasur kosto, por natyrisht që ka dhe përfitimet e saj. I harroj të gjitha këto teksa shikoj që fansat e mi më ndjekin, më duan dhe duan muzikën time. Kjo padyshim është sadisfaksioni më i madh për një këngëtar.

(Kosova Sot)