Hollivudi takon Uashingtonin

  • 02 May 2016 - 08:12
Hollivudi takon Uashingtonin

Kendall Jenner, Emma Watson, Kerry Washington dhe Adriana Lima kanë mahnitur në darkën për gazetarë

Bëhet fjalë për gala mbrëmjen më interesante të qytetit për shkak se të famshmit takohen me gazetarët për ta bërë kombinimin e përkryer të Hollivudit me Uashingtonin, ndërsa të shtunën ishte 20-vjeçarja Kendall Jenner ajo që e tërhoqi tërë vëmendjen në qilimin e kuq për darkën vjetore të 102-tën me radhë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, raporton Gazeta Kosova Sot

Modelja është dukur e përkryer me një fustan të zi dhe me një qafore me diamante, ndërsa këpucët me rripa i kanë shtuar edhe më shumë gjatësi trupit të saj. Emma Watson është dukur e gatshme për verën me veshjen me motive lulesh. Adriana Lima ka shtuar më së shumti dramë me fustanin e saj të kuq që zbulonte linjat e saj të përkryera, ndërsa Kerry Washington është dukur elegante me një fustan të zi që ia zbulonte njërin krah dhe me këpucë me rripa. 

(Kosova Sot)