Shkurte Gashi bllokohet 5 orë në Aeroport (Foto)

  • 03 May 2016 - 11:22
Shkurte Gashi bllokohet 5 orë në Aeroport (Foto)

Këngëtarja e njohur kosovare Shkurte Gashi ka përjetuar një moment aspak të këndshëm gjatë udhëtimit të saj të fundit nga Zvicra, ku kishte argëtuar fansat për në Prishtinë.

Këngëtarja, në një postim në Instagram ka treguar se i është dashur të pres 5 orë në airoportin e Zürichit, për shkak se mbrëmë aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur sepse një aeroplan ka dalur nga pista dhe janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterimet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, Shurta ka gjetur një zgjidhje tjetër përmes aeroportit të Shkupit.

“Mbas 5 orë pritje ne airoportin e Zürichit per Prishtinë ,e Kotë zgjidhjen na bon Shkupi .ska me SHKUP”, ka shkruar këngëtarja në një fotografi të publikuar nga aeroplani.

(Kosova Sot)