Emocionohet Labi, këtë herë nga lotët e gazetarëve! (Foto)

  • 03 May 2016 - 16:07
Emocionohet Labi, këtë herë nga lotët e gazetarëve! (Foto)

Këngëtari i njohur kosovar nga Ferizaj, Labinot Tahiri, i cili njihet për shpirtin e tij human, është emocionuar nga lotët e gazetarëve kosovarë, të cilët shkuan sot për ta përcjellë nga afër ngjarjen madhështore-pranimin e Kosovës në UEFA.

Ai ka thënë se lotët e gazetarëve, kanë qenë ata të cilët e kanë emocionuar edhe vetë këngëtarin.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë shënimin e tij në facebook:

Gazetarë!
Qenkan me ndjenja!
Janë njerëz qe kanë rrezikun e tyre si të dalin nga shtëpia…!
Sakrifikojnë shumë.
Sidomos nē vendin tonë rrogat e tyre janë shumë të vogla në krahasim me punën që bëjnë!
Nuk kanë mbrojtje dhe nuk kanë jetë aq të qetë se sa kanë mundesi ta kenë sepse u’a kushtojnë jetën të tjerëve!
Gazetarët i bënë publike shumë raste familjare të cilat gjetën ndihmen nga shoqeria Civile!
Sot, nga po i shihja duke qarë me lot për fitorën e Kosovës në Uefa, u emocionova dhe unë sepse më pelqejnë njerzit që kanë dhimbje dhe që qajnë për atdheun e tyre.
Po me deshtêt i nderuari publik e dua nga një duartrokitje për ata Gazetarë që përcjellen ditën Historike për Kosovën dhe të gjithë gazetarët që duan atdheun e tyre.
Një ditë do të janë fëmijêt e juaj edhe më krenarë me ju e me KOSOVËN E TYRE.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

13118901_1045284232213627_7437771652861242582_n

(Kosova Sot)