Rita me nënën mahnisin Nju Jorkun (Foto)
Këngëtarja shqiptare Rita Ora një herë pati deklaruar se nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora është mbështetja më e madhe që ajo e ka në këtë botë.
Të martën, nënë e bijë ishin inspirim për pjesëmarrësit që parakaluan në qilimin e kuq të “VH1 Mother’s Day” që u mbajt në Nju Jork, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Vera kishte veshur pantallona të kapur me ngjyrë të bardhë, që e bënin të dukej rrezatuese. Ndërsa bukuroshja bjonde, dhuroi magji me fustanin e saj të zi të gjatë, me të cilin zbuloi kofshët seksi.
(Kosova Sot)