Sërish baba: Nuk do të besoni se sa fëmijë i ka Eddie Murphy (Foto)

  • 05 May 2016 - 10:21
Sërish baba: Nuk do të besoni se sa fëmijë i ka Eddie Murphy (Foto)

Familja e komedianit amerikan po shtohet edhe me një anëtar të ri.

Aktori dhe komediani 55-vjeçar, Eddie Murphy ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tij me të dashurën Paige Butcher. Çifti ka vendosur ta quajë vajzën e tyre Izzy Oona Murphy.

Butcher ka sjellë në jetë vogëlushen më 3 maj në Los Angeles dhe sipas një zëdhënësi, nëna e bijë, gëzojnë shëndet të plotë.

Izzy është fëmijë i nëntë i Murphy por i pari me Butcher. Çifti nisi të shoqërohej me njëri-tjetrin në 2012 dhe e ka mbajtur sa më sekret romancën, duke mos publikuar asgjë në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot)

edis