“Rolling Stones” kërkojnë nga Trump që mos t’ua shfrytëzojë muzikën e tyre

  • 05 May 2016 - 12:14
“Rolling Stones” kërkojnë nga Trump që mos t’ua shfrytëzojë muzikën e tyre

Grupi muzikor nga Britania “Rolling Stones” ka kërkuar nga kandidati për president të Amerikës Donald Trump që mos t’i lëshojë këngët e tyre gjatë mitingjeve të tij zgjedhore.

Bendi dje ka bërë të ditur se nuk I ka dhënë leje shtabit zgjedhor të Trumpit që të shfrytëzojë këngët e tyre dhe se kanë kërkuar që menjëherë të ndalojë që t’i përdorë muzikën e tyre.

Trump në tubimet e tij zgjedhore përveç këngëve të “Rolling…” ka shfrytëzuar edhe këngët e Elton Jon, operë dhe muzikë rok.

Njëra nga këngët që shpesh dëgjohet në mitingjet e tij është kënga e “Rolling Stones” nga viti 1969 e quajtur “You Can’t Always Get What You Want”.

(Kosova Sot)