Si engjëll(Foto)

  • 05 May 2016 - 19:13
Si engjëll(Foto)

Shanina Shaik çehren e saj pa asnjë të metë të vetme e vendos në ballinën e "Emirates Woman"

Karriera prej një modale shpeshherë e gjen fytyrën e saj në mënyrë komplete të transformuar përmes magjisë së grimit. Por, Shanina Shaik u duk në dritë tërësisht ndryshe në ballinën e revistës "Emirates Woman". raporotn gazeta Kosova Sot 

E veshur e tëra në të bardha për setin fotografik, bukuroshja 25 vjeçe kishte emetuar rrezatimin natyral, duke u shfaqur pothuajse pa fije grimi. Në njërën prej fotove, ajo paraqitet me stil në një fustan me jakë të thellë, të dizajnuar nga "Chloe", derisa jakën e mban në dorën e saj. Në një tjetër foto, bukuroshja është e ulur në një kuti, me një xhaketë të gjatë, të vendosur në krahët e saj. Flokët e saj të gjatë ishin në një bishtkali të ulët, derisa thonjtë e saj shkëlqenin nga manikyri i bardhë. 

(Kosova Sot)