Rachel McAdams ekspozon cullakun! (Foto)
Ajo është parë me një veshje të tejdukshme, me rastin e shfaqjes së dokumentarit të saj në Nju- Jork
Meqë ajo është narrator i këtij filmi, atëherë zëri i saj do t’ju shoqërojë gjatë tërë filmit, nëse vendosni që ta shikoni atë, duke qenë se bëhet fjalë për një dokumentar. Por, për ata që nuk janë të interesuar për të dëgjuar, por për të parë, u përkujdes vetë aktorja, duke u paraqitur me një veshje të tejdukshme, e cila nuk i linte vend imagjinatës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Dorën në zemër, aktorja 37 vjeçe dukej për mrekulli me këtë veshje, e cila më shumë vinte në pah, sesa mbulonte cullakun e saj. Edhe këpucët me taka i kishte ngjyrë lëkure, apo si do të thoshte dikush, “cullak-këpucë”.
Përndryshe, filmi i saj dokumentar flet rreth ndotjes së ambientit nga njeriu. Përndryshe, kjo kanadeze e njohur është përfshirë edhe më parë në çështje ambientale. Në vitin 2014 kishte dalë me dokumentarin “Take Me To The River”, i cili fliste për mbrojtjen e lumenjve.
(Kosova Sot)