Ku është unaza?(Foto)

  • 06 May 2016 - 19:28
Ku është unaza?(Foto)

Eva Longoria shkëlqen me pamjen e saj, falë veshjes dhe bukurisë natyrore, por ajo që na shqetëson, është se nuk shohim ndonjë unazë në gishtin e saj të fejesës, raporton Gazeta Kosova Sot

Unaza e saj e fejesës, të cilën ia dhuroi José 'Pepe' Bastón, gjatë ditëve të fundit nuk i është parë në dorë. Kështu ndodhi edhe me rastin e arritjes së saj glamuroze në eventin "Latino Talks" të Fondacionit "Latino Victory" në Uashington, të mërkurën. Aktorja 41- vjeçare dukej për merak, por në sy binte mungesa e unazës.

Përndryshe, për këtë rast aktorja ishte përcaktuar për një veshje njëngjyrëshe, me një fund të ngushtë, të gjatë deri te gjunjët. Ish ylli i serisë "Desperate Housewives" i kishte lëshuar flokët lirshëm. Përndryshe, Eva është fejuar me Pepe-n vitin e kaluar, dy vjet pasi ishin njoftuar nëpërmes një miku të tyre të përbashkët. 

(Kosova Sot)