Rita Ora në zi (Foto)

  • 06 May 2016 - 22:55
Rita Ora në zi (Foto)

Një vdekje e papritur e ka shokuar këngëtaren Rita Ora.

Bëhet fjalë për ndarjen nga kjo jetë të Matt Irwin, fotografit të njohur britanez që ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare.

Irwin ishte fotograf zyrtar i shumë fytyrave publike si grupit One Direction, Miley Cyrus, Years & Years, Cara Delevingne e Nicki Minaj.

Muajve të fundit ai kishte treguar një afërsi me këngëtaren me origjinë nga Kosova teksa vetëm pak kohë më parë dyshja kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Rita ka kutjuar Matt Irwin përmes një imazhi të përbashkët. ‘Shumë i talentuar. U prefsh në paqe Matt Irwin’ – është shprehur Ora.

Nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së Irwin, teksa fansat e yjeve botërorë kanë vërshuar me ngushëllime dhe homazhe në rrjetet sociale.

(Kosova Sot)